Nga analizat e djeshme e deri në orën 16:40, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan analizën e 150 mostrave, ndër të cilat nuk pati raste të reja të infeksionit koronavirus.
Kjo është dita e pestë me radhë që nuk janë regjistruar asnjë rast i ri i Covid19 në Mal të Zi.
Numri i të infektuarve nuk ka ndryshuar që nga fillimi i epidemisë dhe shkon në 324, numri i të shëruarëve është 274, ndërsa numri aktual i pacientëve aktiv është 42, nga këto Komuna:
Podgoricë: 20
Ulqin: 10
Tivar: 4
Guci: 3
Plav: 2
Nikshiq: 1
Herceg Novi: 1
Bijello Pole: 1
1192 persona janë aktualisht nën mbikëqyrje.