Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq tha se marrëveshja e nënshkruar mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është e kontestuar për disa arsye sepse, siç tha ai, ka të bëjë me interesat kyçe shtetërore që janë në formë të biznesit të paligjshëm.
Millatoviq theksoi se pret një deklaratë të qartë nga Bashkimi Evropian për këtë çështje dhe shtoi se deputetët në Parlamentin e Malit të Zi kanë përgjegjësi të madhe, sepse po diskutohet për ligjshmërinë e saj.
“Nuk ka ende një projekt të qartë dhe të identifikuar, janë nënshkruar dy marrëveshje, njëra është e karakterit të përgjithshëm, është një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi dhe Emirateve, të cilën e kemi me nja 20 vende të tjera. Kur është fjala për atë marrëveshje, nuk mendoj se ka ndonjë gjë të diskutueshme për këtë. U nënshkrua një tjetër marrëveshje, për bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme. Është një marrëveshje që kontestohet thelbësisht. Kur flasim për marrëveshjen e kontestuar, nënkuptojmë atë. Tashmë kam thënë se pse e konsideroj atë marrëveshje të kontestuar ose mund të kontestohet. Së pari, si i tillë nënkupton shfuqizimin e disa ligjeve të rëndësishme malazeze. Parimisht bie ndesh me disa nene të Kushtetutës. Në këtë kuptim është problematike”, theksoi ai.
Siç shprehet ai më tej, është problematike në kuadër të respektimit të marrëveshjes për stabilizimin e asocimit, që kemi me BE-në.
Sipas tij, kjo është marrëveshja bazë që Mali i Zi ka me të gjitha vendet anëtare të BE-së.
„Ai disi devijon nga prioriteti ynë kryesor, që është anëtarësimi në BE,“ shtoi ai.