Foto: AA
Deputetët e Parlamentit Evropian (PE) kanë bërë thirrje për heqjen e “menjëhershme” të masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian (BE) që nga viti 2023, raporton Anadolu.
Deputetët e Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së (AFET) kanë miratuar raportin lidhur me progresin që Kosova ka shënuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE në vitet 2023 dhe 2024.
Në raport vlerësohen reformat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe theksohet se vendosmëria e vendit për t’u bashkuar me BE është e “sigurt”.
Po ashtu pasi thuhet se nuk ka pasur progres në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë i cili është iniciuar me ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në raport theksohet se të dyja vendet duhet të shmangin “hapat e njëanshëm që minojnë” procesin.
Raporti bën thirrje për “heqjen e menjëhershme” të masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës nga BE-ja ndërsa bëhet kritikë se këto masa “janë në kundërshtim serioz me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe pengojnë rifillimin me vullnet të mirë të dialogut Beograd-Prishtinë”.
Dialogu “nuk prodhoi rezultatet e pritura” theksohet në raportin i cilin u bën thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023.
BE-ja filloi të vendosë masa ndëshkuese ndaj vendit në vitin 2023 me arsyetimin se nuk kishte ndërmarrë hapa për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Masat e pengojnë kryesisht Kosovën të përfitojë nga fondet e BE-së në disa fusha.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë të cilat përplasen periodikisht, burojnë për shkak se qeveria e Beogradit e sheh si territor të saj Prishtinën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Në kuadër të Procesit të Dialogut Beograd-Prishtinë i cili filloi në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, bëhen përpjekje për të gjetur rrugë të përbashkët për normalizimin e marrëdhënieve dhe në fund që dy vendet të njohin njëra tjetrën.