NDRYSHIMET NË LIDHJE ME SHTETËSINË VETËM ME KONSULTIM

Çdo ndryshim në legjislacionin në fushën e shtetësisë duhet të zbatohet pas konsultimeve të gjera dhe me pjesëmarrjen e të gjithë vendimmarrësve përkatës, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano. Në përgjigje të një pyetjeje nga TVMZ, Stano thekson se BE ndjek shumë ngushtë ngjarjet në Malin e Zi dhe në atë kontekst u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të respektojne sundimin e ligjit dhe të angazhohen në dialog konstruktiv. Lidhur me pakënaqësinë dhe protestat në Malin e Zi pas vendimit për shtetësinë, Stano thotë se liria e mbledhjes është një e drejtë themelore e BE, por ajo duhet të zbatohet pa një ndikim negativ në shëndetin publik. Ai konkludon se çdo shkelje e ligjit nga autoritetet vendase duhet të jetë në përputhje me ligjin kombëtar dhe duke pasur parasysh standardet ndërkombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare të Malit të Zi.

SHARE