Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1481 analiza për prezencën e Covid 19, prej të cilave 237 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 9 persona e humbën jetën, nga mosha 60 deri në atë 83 vjeçare. Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 76 raste, kurse në Tuz u regjistruan 6 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 380 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 4,681.