Me masa të reja të Trupit Koordinues Kombëtar ndalohet prania në të gjitha vendet publike të më shumë se një personi.
Po ashtu Trupi Koordinues Kombëtar prej sot i ka ashpërsuar masat e ndalimit të daljes jashtë të dielave, kështu që tani ndalohet dalja nga objektet banesore ditën e diel prej orës 11 deri të hënën në ora 5 të mëngjesit si dhe prania dhe qëndrimi në plazhe.
Nga Trupi Koordinues Kombëtar është vlerësuar se masat ekzistuese nuk respektohen sa duhet.
Siç është kumtuar, ky Trup dënon ashpër të gjitha përpjekjet e nxitjes për mosrespektimin e masave për pengimin e përhapjes së epidemisë Covid-19, dhe të futjes së elementeve politike në realizimin e tyre.
Mosrespektimi i këtyre masave dhe i urdhëresave, siç është kumtuar nga Trupi Koordinues Kombëtar do të ballafaqohet me përgjegjësinë penale.