Foto: Vijesti
Ministria e Energjisë dhe Minierave e Malit të Zi njoftoi se nga mesnata në Mal të Zi do të rriten çmimet e karburanteve.
Për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, më herët ishte paralajmëruar një rritje e ndjeshme e çmimeve të karburanteve në Mal të Zi.
Çmimet e reja do të jenë:
Eurosuper 98 – 1.50 euro për litër (7 centë më shumë).
Eurosuper 95 – 1.47 euro për litër (7 centë më shumë).
Eurodizel – 1.50 euro për litër (16 centë më shumë).
Vaji për ngrohje – 1.42 euro për litër (15 centë më shumë).
Sipas ministrisë, përllogaritja e radhës e çmimeve do të bëhet më 23 mars, ndërsa çmimet e reja eventuale do të hyjnë në fuqi më 24 mars.












