Komisioni Europian ka paraqitur një propozim për shtetet anëtare të Bashkimit Europian për të ndryshuar rregullat e etiketave që vendosen tek ushqimet, duke shtuar edhe një etiketë se ushqimi mund të konsumohet pas datës së skadencës.
Deri tani ushqimet që u ka kaluar data e skadencës janë hedhur pasi njerëzit mendojnë se mund të jenë të dëmshme për shëndetin. P
or nga studimet e fundit ka rezultuar se disa ushqime mund të hahen edhe pas disa ditësh, javësh por dhe muajsh pas skadencës.
Sipas ekzekutivit të BE kjo nismë ligjore synon kursimin e ushqimit.
Kjo kërkesë nuk është e re pasi gjatë pandemisë një sipërmarrje italiane propozoi të shtyhej data e skadencës për qumështin e freskët.
Në vija të përgjithshme ushqimet që mund të rezistojnë dhe të jenë të shëndetshme edhe pas datës së skadencës janë ato që nuk kanë ujë, si orizi apo makaronat.
Vezët ndërkohë mund të konsumohen edhe deri në tre ditë nga data e skadencës.
Kosi i frutave deri në dy javë, por produkti humbet disa vlera ushqyese pasi i kalon afati.
Agrumet që konservohen në kuti durojnë deri në disa javë.
Mielli i bardhë ndryshe nga ai integral, mund të bëhen biskota dhe prodhime të tjera shumë kohë pasi ka skaduar.
Ndërkohë që sallamet nuk lejohen të konsumohen pas datës së skadencës.
E njëjta gjë vlen edhe për mishin që po u konsumua pas datës së skadencës rrezikon të shkaktojë salmonelë.
Lëngjet e ftutave të skaduar mund të përmbajnë baktere të rrezikshme edhe frutat e pyllit nuk duhet të konsumohen pas datës së skadencës pasi shkaktojnë parazitë të dëmshëm.