Çmimet e naftës në Shqipëri kanë shënuar rritje të hovshme brenda natës, duke arritur të mërkurën në nivel rekord prej 260 lekësh (2.03 euro) për litër nga 230 lekë për litër (1.80 euro) një ditë më herët. Kjo rritje e çmimit është e katërta brenda javës në Shqipëri. Në bazë të Institutit shqiptar të Statistikave, ky çmim shënon një rritje prej rreth 50 për qind nga mesatarja e çmimit të naftës për litër në treg gjatë vitit 2021.