INSTITUTI: 112 RASTE TË REJA, 1 VIKTIMË

Në 24 orët e fundit një person ka vdekur në Mal të Zi si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 112 raste të reja pozitive të infektimit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi. Deri në orën 15.00 është raportuar shërimi i 139 pacientëve me COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është 823. Nesër në orën 14 në amfiteatrin e Institutit të Shëndetit Publik do të mbahet konferencë për media për situatën aktuale epidemiologjike në vend, të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi. 

SHARE