NIK GJELOSHAJ MBESHTETI FAKULTETIN E GJUHËS DHE LETËRSISË MALAZEZE

Sot përmes një deklarate ne FB kryetari I Komunës së Tuzi, Nik Gjeloshaj mbeshteti Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze në Cetinë, ku u shpreh:

Nuk do ta harrojmë mbështetjen tuaj profesionale që dhatë në tërheqjen e fjalorit të CANU, që ishte fyes për shqiptarët! Për fat të keq autorët e fjalorit kanë marrë funksione të rëndësishme në vend.

Kjo deklaratë erdhi pas protestës së profesorëve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve të Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, e cila  u mbajt sot në Cetinë duke qenë se  Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve e drejtuar nga Vesna Bratiq nuk ka paguar asnjë këst për atë institucion që nga viti i kaluar – pavarësisht nga detyrimi ligjor i financimit të përkohshëm.

SHARE