612 RASTE TË REJA / NË TUZ 7 RASTE

Në Malin e Zi, shtatë njerëz të tjerë vdiqën nga pasojat e virusit corona, ndërsa 612 raste të reja pozitive u konfirmuan, njoftoi ISHP. Numri më i madh i të infektuarve është në Podgoricë 242, ndërsa në Tuz janë shënuar 7 raste të reja. Që nga rezultatet e djeshme, shtatë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Plevla (2), Kotorri (1), Tivati (1), Cetija (1), Nikshiqi (1) dhe Berane (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1.092. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 511 pacientëve.

SHARE