Foto: predsjednik.me
Nga Zyra e Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, bëhet e ditur se partitë politike kanë bllokuar zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke penguar integrimin evropian të vendit.
Sipas njoftimit, për më shumë se një vit ka mungesë përgjegjësie dhe keqpërdorim të institucioneve, duke vënë në rrezik funksionimin normal të sistemit drejtësor.
Presidenti Millatoviq ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit më 10 shkurt për të votuar zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, si test të seriozitetit dhe përgjegjësisë së Kuvendit dhe qeverisë.
Nga Zyra e Presidentit paralajmërojnë tre skenarë: bllokim i seancës, votim pa zgjedhje, ose zgjedhje e suksesshme e gjyqtarit – i fundit është i vetmi skenar evropian, që tregon angazhimin real ndaj integrimeve evropiane.
Sipas njoftimit, nuk mund të diskutohet për kapitujt 23 dhe 24 të BE-së pa siguruar funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, institucion kyç për sundimin e ligjit dhe integritetin e shtetit.









