AEROPORTI I PODGORICËS GATI PËR FLUTURIME NATE DHE REKRUTIME SEZONALE

Foto: Vijesti

Aeroporti i Podgoricës është i përgatitur për ngritje dhe ulje të avionëve gjatë natës, por për zbatimin e këtij regjimi është e nevojshme interesimi i kompanive ajrore dhe futja e një turni të tretë pune.

Hapja e bazës së Wizz Air në Podgoricë do të kërkojë punë pothuajse gjatë gjithë natës, duke sjellë nevojën për të punësuar deri në 130 sezonistë për turnin e tretë.

Aeroporti i Podgoricës këtë vit do të lidhet me rreth 70 destinacione, prej të cilave 17 të reja, ndërsa aeroporti i Tivatit me rreth 60 destinacione, prej të cilave tri të reja.

Përgatitjet për fluturimet e natës përfshijnë adaptimin e hapësirave të terminalit dhe blerjen e pajisjeve të reja aeroportuale, një investim milionësh që do të financohet nga fondet e vetë Aeroporteve të Malit të Zi.

Aktualisht, Aeroportet e Malit të Zi ka të punësuar mbi 1,000 veta: 528 në Podgoricë, 428 në Tivat dhe 150 në drejtorinë qendrore.

Për të mbështetur operacionet e natës dhe sezonin turistik, janë shpallur vende pune për sezonistë, përfshirë stjuardesë tokësore, operatorë transporti, teknikë, roje, higjienistë dhe të tjerë, me paga që fillojnë nga 780 deri mbi 1,000 euro në muaj.

Sipas Aeroporteve të Malit të Zi, ky hap do të mundësojë funksionimin pothuajse 24-orësh të aeroportit të Podgoricës dhe do të sigurojë shërbime të qëndrueshme dhe efikase për udhëtarët dhe kompanitë ajrore.

SHARE