Vaksinimi kundër virusit papilloma humane në Mal të Zi është përmirësuar dhe shtrirë tek të rinjtë deri në moshën 26 vjeçare, ndërsa në vaksinim janë përfshirë edhe djemtë, njofton Instituti i Shëndetit Publik.
Vaksinimi në Mal të Zi është bërë që nga dje për vajzat dhe djemtë nga mosha së paku 9 vjeç, pra në klasën e katërt të shkollës fillore.
Imunizimi kryhet edhe te vajzat dhe djemtë e moshës 10 deri në 14 vjeç, nëse nuk imunizoheshin në moshën 9 vjeçare, kështu që e gjithë grupmosha nga 9 deri në 14 vjeç konsiderohet si target grupi primar për vaksinim.
Ata theksojnë se krahas vaksinimit në target grupin primar, vaksinimi do të bëhet edhe tek personat e të dy gjinive nga mosha 15 deri në 18 vjeç, për të arritur një numër më të madh të personave të vaksinuar nga mosha 9-26 vjeç në vitet në vijim.