SHBA NUK MBËSHTET OFENSIVËN E IZRAELIT NË JUG TË GAZËS

Forcat izraelite kryen sulme ajrore vdekjeprurëse në Gaza, duke rritur frikën tek banorët për një pushtim të ri tokësor.

Bombardimet izraelite në Khan Younis vranë të paktën 21 njerëz në spitalin Nasser dhe duke plagosur dhjetra të tjerë. Rreth 107 palestinezë u vranë dhe 142 u plagosën në 24 orët e fundit. Banorët përdorën elektrik dore teksa gërmuan nëpër rrënoja duke kërkuar të mbijetuarit. Të paktën 27,947 palestinezë janë konfirmuar të vrarë në konflikt dhe bilanci i të plagosurëve ka arritur në 67 mijë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se përgatitjet janë duke u zhvilluar për të zgjeruar ofensivën e Izraelit në Rafah, ku 1.4 milionë njerëz që u larguan nga zona të tjera të Gazës. Fjalët e Netanyahut kanë alarmuar gjithashtu Egjiptin , i cili ka thënë se çdo operacion tokësor në zonën Rafah ose zhvendosje masive përtej kufirit do të minonte traktatin e tij 40-vjeçar të paqes me Izraelin.

 Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Izraelin se organizimi i një ofensive ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa planifikimin e duhur do të ishte një katastrofë. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë operacione të mëdha pa iu ofruar refugjatëve atje siguri.

Sulmet në Rafah erdhën pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u shpreh Izraeli po e “tepron” me vrasjet e civilëve në Gaza, kritika më e ashpër e SHBA deri tani për aleatin e saj të ngushtë dhe shtoi se është duke punuar që palët të pajtohen për nja armëpushim afatgjatë.

“Unë jam i mendimit, se reagimi izraelit në Gaza ka qenë e lartë.  Ka shumë njerëz të pafajshëm që po vdesin. Unë po përpiqem shumë tani për t’u marrë me këtë armëpushim sepse, siç e dini, SHBA-ja ka punuar pa u lodhur në këtë marrëveshje.” 

Ndërkaq negociatat për armëpushim vijojnë mes palëve. Hamasi propozoi këtë javë një armëpushim 135 ditë gjatë të cilit të gjithë pengjet e mbetura do të liroheshin, Izraeli do të tërhiqte trupat e tij dhe do të arrihej një marrëveshje për përfundimin e luftës. Netanyahu i hodhi poshtë kërkesat e Hamasit edhe pse Blinken gjatë vizitës në Lindjen e Mesme u shpreh se negociatat janë të mundshme.

SHARE