Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq nesër do të prezantojë rezultatet e Qeverisë së 44-të për 100 ditët e para.
Në konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet, do të marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë të Qeverisë, të cilët do t’u përgjigjen pyetjeve të përfaqësuesve të mediave.
Konferenca do të mbahet në Qendrën e Muzikës të Malit të Zi, me fillim në ora 11:00.