BE PRO PLANIT FRANKO-GJERMAN

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke arritur në takimin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, ka paralajmëruar se do t’i informojë liderët për ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se çfarë është zhvilluar kohëve të fundit. “Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar dy liderët që të vijnë në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që përfundimisht ta shtyjmë përpara këtë propozim“, ka thënë Borrell. Duke folur për samitin e BE-së, i cili zhvillon punimet të enjten dhe të premten në Bruksel, Borrell ka thënë se do të kërkojë nga liderët e vendeve anëtare që të japin një mbështetje të fuqishme në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi, dhe t’u kërkojnë që të punojnë seriozisht për këtë propozim, që është rruga e vetme për të zgjidhur problemet dhe normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë. “Kemi kaluar prej një krizë në tjetrën. Tash ka ardhur koha për de-eskalim dhe për punë konstruktive“, ka thënë Borrell.

SHARE