GALLIQ: BRENDA NJË OSE DY JAVËSH DO TË DIMË SE KU PO SHKON PANDEMIA

Në dy javët e fundit në Mal të Zi, ka pasur një tendencë në rënie prej 55% të infeksionit me koronavirus krahasuar me dy javët para asaj periudhe. Po ashtu ka edhe më pak raste të shtrimit ne spital me 6%, ndërsa fatkeqësisht numri i vdekjeve është rritur me rreth 26%. Kështu ka thënë per Televizionin e Malit të Zi, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Igor Galliq. Duke komentuar paralajmërimin e protestave dhe kërkesat për zbutjen e masave epidemiologjike, Galliq tha se profesione të caktuara, siç janë veprimtaritë e shërbimit, janë prekur që në fillim. Megjithatë, ai kërkoi pak më shumë durim. “edhe një apo dy javë dhe më pas do të jemi në gjendje të parashikojmë se ku po shkon epidemia,” tha Galliq.

SHARE