REKTORJA E UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI” TAKOHET ME UDHËHEQËSIT E KOMUNËS SË ULQINIT

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixhe Gjoni me bashkëpunëtorë pritën Rektoren e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër prof. dr. Suzana Golemi dhe bashkëpunëtorët e saj të shoqëruar nga drejtori i Shkollës Fillore “Marshall Tito” dr. Arben Llunji. Gjatë këtij takimi të hapur dhe miqësor u diskutua për urat e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe projekteve që mund të realizohen. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq duke i falënderuar strukturat e Universitetit ,,Luigj Gurakuqi,, për çdo gjë që kanë bërë dhe  vazhdojnë të bëjnë për të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi , foli dhe për  potencialet e  bashkëpunimit  në perspektivën  e integrimeve evropiane jo vetëm në lëmin e arsimit por dhe midis dy qyteteve Ulqin dhe Shkodër.

SHARE