OPOZITA INTENSIFIKON KOMUNIKIMET PËR KANDIDAT TË PËRBASHKËT PËR PRESIDENT

Siç raporton RTMZ, partitë opozitare në Mal të Zi, që nga dje janë vënë në lëvizje dhe janë duke intensifikuar komunikimet  e veta për gjetjen e një kandidatit të përbashkët presidencial.

Siç mëson RTMZ, liderët e Lëvizjes Qytetare Ura dhe Partisë Socialiste Popullore, Dritan Abazoviq dhe Vlladimir Jokoviq, kanë biseduar mbrëmë me liderët e Frontit Demokratik.  Për detajet e  këtyre bisedimeve pritet  që të informojnë  sot  edhe pjesën tjetër të opozitë së ashtuquajtur qytetare.

Siç duket deri me tani Bashkimin e opozitës aktualisht po e rrëzon PSD,  pasi që ata kanë deklaruar se nuk do të mbështesin kandidatin e Frontit Demokratik për president.

Në biseda, siç është kumtuar, nuk marrin pjesë përfaqësuesit e demokratëve, por ata mbeten pro qëndrimit te vet se do të mbështesin kandidatin e përbashkët të pjesës tjetër të opozitës.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi,  do të mbahen më 15 prill.

SHARE