JOHANES HAN NESER NË VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI

 

Komisionari Evropian për Zgjerim Johannes Hahn do tu drejtohet nesër anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian dhe atyre për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë në Parlamentin e MZ.

Siç kumtohet nga Parlamenti i MZ, në takim janë ftuar të gjithë përfaqësuesit e klubeve  të partive parlamentare, ministrat e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane në Qeverinë e Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq dhe Aleksandar Andrija Pejoviq, si dhe përfaqësuesit e organizatave relevante joqeveritare.

Siç kumtuan më parë në këtë takim nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e Demokratëve, Lëvizjes Qytetare Ura dhe Partisë Social Demokratike.

Han, do të përcjellë mesazhe nga Strategjia e Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, të paraqitur dy ditë më parë në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Nga Parlamenti kujtojnë se Kryetari i Kuvendit të MZ,  Ivan Brajoviq,  ndodhet   në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në  Mëngjesin e Lutjeve , ku do të ketë një sërë takimesh dypalëshe me senatorët dhe kongresmenët amerikan.

SHARE