NIVELI I LUMIT ZETA NË RËNIE, KOMUNA E DANILLOVGRADIT HAP LLOGARI PËR NDIHMË NDAJ FAMILJEVE TË PREKURA NGA PËRMBYTJET

Foto: Luka Zekovic

Niveli i ujit të lumit Zeta është në rënie të vazhdueshme. Sipas matjeve rreth orës 14:00, niveli i ujit ka rënë në 1.032 cm, rreth një metër më pak krahasuar me një ditë më parë.

Shërbimet komunale dhe emergjente vazhdojnë të jenë në terren për të stabilizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë në komunikacion.

Megjithatë, disa rrugë dhe ura mbeten ende të pakalueshme në zona të ndryshme të komunës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën dhe të mos përdorin rrugët e mbyllura, për të shmangur rrezikun për jetën dhe sigurinë.

Po ashtu, Komuna e Danillovgradit njoftoi se të hënën do të hapë një llogari të posaçme bankare për mbështetje financiare të familjeve dhe amvisërive të dëmtuara nga përmbytjet, duke apeluar për solidaritet dhe ndihmë për qytetarët që janë më së shumti të prekur nga kjo situatë.

SHARE