Foto: Vijesti
Projektligji për Qeverinë është i rinovuar dhe i harmonizuar me rekomandimet e GRECO-s dhe aktualisht është në proces të harmonizimit me Sekretariatin kompetent për Legjislacion, pas së cilës do t’i dërgohet Komisionit Evropian (KE) për mendim, thanë nga Ministria e Administratës Publike.
Nga ai departament rikujtuan se Mali i Zi është i vetmi vend në rajon që nuk ka ligj për qeverinë.
“Me miratimin e këtij ligji në mënyrë sistematike do të rregullohen të gjitha çështjet me rëndësi për përbërjen, mandatin, mënyrën e punës dhe vendimmarrjes së Qeverisë, si dhe për marrëdhëniet me organet e tjera dhe çështje të tjera të rëndësishme për punën e Qeverisë,“ theksuan nga Ministria.
Kjo, siç shtuan ata, do të jetë baza që çdo degë e ardhshme ekzekutive të kryejë funksionin e saj në përputhje me praktikat dhe parimet më të mira të qeverisjes së mirë.
Ministria bëri të ditur se janë duke punuar në vazhdimësi në përgatitjen e Projektligjit për Qeverinë.