Tiramisu Shtëpie me Çokokrem

Nëse mendonit se recetat klasike nuk mund të bëhen akoma edhe më të mira, gaboheshit.

AgroWeb.org me recetën që ju prezanton sot e vërteton se një ndryshim i vogël i jep një pamje dhe shije krejtësisht tjetër Tiramisusë.

Është pikërisht çokokremi përbërësi që do ta kthejë këtë ëmbëlsirë delikate, në një pjatë që do t’ju bëjë të lëpini gishtat.

Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e pamundimshme, mjafton të ndiqni me kujdes hapat që AgroWeb.org ju tregon.

Dhe kur më mirë sesa sot për të kënaqur pjesëtarët e familjes suaj me këtë ëmbëlsirë perfekte.

Përbërësit

  • 2 të verdha vezësh
  • 130g sheqer
  • 300g çokokrem
  • 310g biskota Savoiardi
  • 500g krem djathi apo mascarpone
  • 40ml ujë
  • 250ml kafe

Përgatitja

Si fillim nisni me ngrohjen e ujit me 60g sheqer, derisa të krijoni një shurup.

Ndërkohë që shurupi ftohet pak, ju filloni të rrihni në një tas të madh të verdhat e vezëve dhe sheqerin e mbetur.

Tani AgroWeb.org ju këshillon që me kujdes dhe shumë ngadalë të shtoni shurupin tek të verdhat e vezëve.

Gjithmonë duke i rrahur vezët në mënyrë që ato të mos priten.

Pas shurupit e ka radhën kremi i djathit, i cili edhe ai duhet të shtohet pak e nga pak tek përzierja.

Kur të keni formuar kremin mund të nisni me përgatitjen e Tiramisusë.

Merrni një tavë dhe shtroni pak krem në fund të saj, më pas krijoni një shtresë me biskota të njomura në kafe.

Tani e ka radhën çokokremi, mundohuni ta përhapni në të gjithë sipërfaqen e biskotave.

Përsërisni hapat edhe një herë tjetër dhe në fund AgroWeb.org ju këshillon që ta mbuloni të gjithë ëmbëlsirën me kremin e mbetur.

Nëse dëshironi mund të përdorni edhe çokollatë të shkrirë, por me çokokremin do ta keni akoma edhe më të lehtë.

Pasi të keni mbaruar me përgatitjen e Tiramisusë duhet që ta vendosni për disa orë në frigorifer në mënyrë që kremi të mpikset.

Më pas mund të mrekulloheni me shijen e saj delikate dhe do të shihni që do të kthehet në të preferuarën e të dashurve tuaj./AgroWeb.org

SHARE