HAPJA E NUNCIATURËS PAPNORE NË PODGORICË DO TË ISHTE NJË HAP I RËNDËSISHËM NË FORCIMIN E MARRËDHËNIEVE

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, priti Nuncin Apostolik në Mal të Zi me qendër në Sarajevë, Kryepeshkopin Francis Assisi Qulikat.

Në takim mori pjesë edhe Kryepeshkopi i Tivarit Rok Gjonlleshaj.

Millatoviq tha se Mali i Zi vlerëson përkushtimin e Selisë së Shenjtë dhe Papa Françeskut për promovimin e paqes, drejtësisë dhe barazisë mes njerëzve dhe përshëndeti aktivitetet që Papa po bën në këtë drejtim.

“Mali i Zi është një vend vërtet multietnik, multikonfesional dhe multikulturor, i përkushtuar ndaj valorizimit të plotë të traditave shpirtërore dhe kulturore të të gjitha bashkësive fetare. Vendi ynë paraqet shembull të bashkëjetesës së popujve dhe bashkësive të ndryshme fetare, që vërteton se gjatë historisë kemi arritur të ruajmë paqen dhe harmoninë dhe tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare, që i shërben nderimit dhe krenarisë së shoqërisë sonë”, tha Millatoviq.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë karakterizohet me dialog politik intensiv dhe konstruktiv, marrëdhënie miqësore dhe mungesë të çështjeve të hapura, si dhe gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Milatoviq rikujtoi rëndësinë e iniciativës së iniciuar të përfaqësisë rezidente të Selisë së Shenjtë në Mal të Zi dhe shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar mbështetjen e nevojshme për hapjen e Nunciaturës rezidente Papnore, me seli në Podgoricë.

Ai shprehu gatishmërinë e tij për të përmirësuar më tej marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për të forcuar dialogun politik në nivelin më të lartë.

U theksua se vizita e ardhshme në Mal të Zi nga Ministri i Punëve të Jashtme të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher, do të japë një impuls shtesë në këtë drejtim.

SHARE