TË PREMTEN KOMISIONI PËRCAKTON LISTËN E KANDIDATËVE PËR NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Lista e kandidatëve të regjistruar për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sipas ftesës publike të bërë në fund të dhjetorit, do të përcaktohet në seancën e Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi, të caktuar për të premten, më 13 janar në orën 14:00. Seancën e Komisionit Kushtetues parlamentar e caktoi kryetarja e këtij organi, Simonida Kordiq. Në rend dite është edhe formimi i komisionit që do të përcaktojë nëse aplikimet e kandidatëve janë dorëzuar në përputhje me thirrjen publike, pra me kohë dhe të plota. Më 25 dhjetor në ueb faqen e Kuvendit është bërë e ditur se Komisioni Kushtetues ka shpallur një thirrje të re publike, dhe se afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë.

SHARE