Rritni thonjtë tuaj me vetëm 3 përbërës

Thonjtë janë bukuria e duarve, në veçanti për femrat. Secila dëshiron që thonjtë ti rriten shpejtë dhe të jenë të fortë. Në shkrimin e sotëm  ju do të mësoni një recetë me vetëm tre përbërës për të rritur shpejtë thonjtë tuaj.

Të gjithë ju që jeni dhënë pas kafshimit të thonjve, ndaloni këtë sepse po dëmtoni ata shumë. Po ashtu, ju që lani shumë enë preferohet që të mbani doreza.shkatërron thonjtë tuaj duke i dëmtuar ato që në majë.

Edhe pse mund t’ju duket jo praktike, është mënyra më e mirë për të ruajtur thonjtë dhe duart nga substancat kimike që gjenden tek detergjentet.closevolume_off

Mos harroni që uji zbutë thonjtë dhe i bën më lehtë të thyeshëm. Bëni njëherë në javë manikyr ushqyes.

Vitaminat dhe suplemente me bazë biotine (vitaminë nga grupi B Complex), janë të shkëlqyera për thonjtë. Gjithashtu përpiquni të gjeni produkte që përmbajnë biontinë në përbërjen e tyre, në mënyrë që kjo substancë të shkojnë direkt tek ata.

Kremi hidratues nuk është vetëm për elasticitetin e lëkurës, por është shumë i mirë dhe për thonjtë. Kujdesuni që gjithmonë pasi të keni larë duart, të përdorni krem.

 Nëse nuk i keni kushtuar rëndësi deri më sot këtyre këshillave atëherë juve ju duhet receta e UNIK për rritje të thonjve.

Është e lehtë për të bërë dhe ka të gjithë përbërësit natyralë që bëjnë thonjtë tuaj të rriten më shpejt dhe më të fortë.

Ju keni nevojë për:

Pak lëng portokalli;

2 thelpinj hudhre

1/2 e një lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

Si fillim shtypni thelpinjt e hudhrës.  Shto lëngun e  portokallit dhe përziej pak.

Zhytni thonjtë tuaj në këtë përbërje dhe lini për 10 minuta. Pas 10 minutave lyeni thonjtë me vaj ulliri dhe mbani ashtu për 15 minuta.

Përsëritni këtë trajtim 2 deri 3 herë në javë.

SHARE