PRESIDENCA SUEDEZE NIS KONSULTIMET PËR APLIKIMIN E KOSOVËS PËR ANËTARËSIM NË BE

Suedia e cila ka presidencen e radhes te Bashkimit Evropian njoftoi se ka nisur konsultimet me vendet anëtare per kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE. Megjithatë, Ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, tha se në këtë moment nuk dëshiron të paragjykoj se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve. “Ne po konsultohemi me shumë shtete për të parë se si do të vendosim rreth kësaj kërkese. Kemi pesw vende që nuk e njohin Kosovën dhe është e natyrshme që me to konsultohem së pari. Me disa tashmë jam takuar dhe po vazhdojmë takimet”, ka thënë ai. Përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në BE ka thënë se vendimi se si të veprohet me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE është procedural por edhe politik. “Nuk dua t’i paragjykoj rezultatet e konsultimeve por sapo të shoh se po ndërtohet konsensusi mes vendeve anëtare se si të veprohet do të njoftoj vendet anëtare. po punojmë me shumë vullnet në këtë dosje” tha Danielson. Sipas procedurave në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpiloj mendimin se a i përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetor. Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj kërkesën dhe vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Pas Suedisë Presidencën e radhës së BE-së e ka Spanja, një vend i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

SHARE