FAJON: EUROPA PRET GJYQTARËT DERI NË FUND TË MUAJIT

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese me kapacitet të plotë është hapi i parë për kthimin e Malit të Zi në rrugën evropiane, tha Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. “Deri në fund të këtij muaji do të donim të shohim realizimin e atij hapi të rëndësishëm dhe më pas një zhvillim të mëtejshëm pozitiv të ngjarjeve”, tha Fajon për Vijesti. Më 25 dhjetor, Komisioni Kushtetues shpalli thirrjen e re publike për zgjedhjen e katër gjyqtarëve dhe afati për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë.Fajon tha se nuk dëshiron të paragjykojë diskutimin brenda Bashkimit Evropian (BE) për temën e ndërprerjes së negociatave të Malit të Zi me BE-në apo refuzimit të ndihmës financiare. “Përkundrazi, unë dua të ndihmoj në emër të Sllovenisë dhe në emër të BE-së që Mali i Zi të qëndrojë në rrugën evropiane dhe të përshpejtojë aktivitetet që çojnë në qëllimin final – anëtarësimin në BE”, tha Fajon.

SHARE