BRITANIA NË KRIZË PËR VAJ ULLIRI, THATËSIRA E ZJARRET NË SPANJË NDIKUAN TË RRITET ÇMIMI

Çmimi i një litri vaj ulliri nga më të shiturit në Britani është dyfishuar duke shkuar në 11 sterlina për litër, pas një thatësire të stërzgjatur në Evropën Jugore. Provinca spanjolle e Andalucias, e cila prodhon më shumë vaj ulliri sa tërë Italia dhe nga ku vjen sasia më e madhe e vajit të ullirit në ishull, ka pasur temperatura mbi 40 gradë pranverën e kaluar, duke ndikuar në prodhimin e ulët. Sipas përfaqësuesve të Fillipo Berios Uk , firmës më të njohur britanike të tregtimit të vajit të ullirit, kjo është “katastrofale” për furnizimin e ishullit, ku Britania mund të jetë përballë mungesës së vajit në tregun britanik gjatë këtij viti. Nga 6 sterlina në 2019 sot çmimi i vajit të ullirit ka shkuar në 11 sterlina për litër, ose rreth 15 mijë lekë të vjetra me kursin aktual të këmbimit të paundit me lekun shqiptar. Sipas Sunday Times, e cila citon furnizues të tjerë të mëdhenj të vajit të ullirit në Britani, prodhuesit do ndërhyjnë në procese përzierjesh, duke thënë se vaji i ullirit do shndërrohet në një produkt të një pjese të caktuar të shoqërisë, pasi rritja e çmimit do detyrojë konsumatorët të largohen nga vaji i ullirit dhe do të shkojnë më shumë drejt vajit të lulediellit. Ndërkohë që Spanja ka pasur prodhim të pakët, pjesë të tjera të Evropës juglindore si Shqipëria kanë përjetuar një superprodhim, i cili ngelet rrugëve, për shkak të mungesës së rrugëve të pagjetura për tregtimin e tij jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, jo vetëm në vendet e BE-së por edhe në një vende si Britania, që tashmë është jashtë saj dhe ku tregtia me të mund të ofrojë më shumë oportunitete biznesi, në rast se autoritetet do ishin më proaktive siç janë për aspekte të tjera të bashkëpunimit mes dy vendeve për një tjetër super produkt shqiptar, si emigrantët.

SHARE