AJRI I NDOTUR ËSHTË RREZIKU MË I MADH PËR SHËNDETIN MJEDISOR

Ajri i ndotur, brenda dhe jashtë, përfaqëson rrezikun më të madh mjedisor për shëndetin publik dhe është përgjegjës për shtatë milionë vdekje të parakohshme në botë në vit, tha shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Mal të Zi, Mina Brajoviq. Siç tha ajo, sipas vlerësimeve të Observatorit Global të Shëndetit të OBSH-së për periudhën 2010, 2015 dhe 2019, cilësia e ajrit në Mal të Zi – e matur me përqendrimin e grimcave (PM2.5) – është përmirësuar (19.3 µg/m3). Sipas saj, në Mal të Zi, pak më shumë se në vendet e rajonit evropian, cilësia e ajrit e matur me përqendrimin e grimcave PM2.5 është më e keqe në zonat rurale sesa në ato urbane. Ajo beson se një hallkë veçanërisht e rëndësishme në përgjigjen ndaj problemit të ndotjes është komunikimi efektiv me qytetarët dhe ngritja e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës për rreziqet që sjell ajri i ndotur.

SHARE