Foto: Komuna e Tuzit
Sot, Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, priti në takim Sekretarin e Federatës së Taekwondosë së Malit të Zi, Radomir Nastiq, dhe sportisten nga Malësia Andrea Berishaj.
Andrea fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për seniorë dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror U-21, të mbajtur në Kenia.
Në shenjë mirënjohjeje dhe përkrahjeje për arritjet e saj, Kryetari i Komunës i dhuroi Andreas një vauçer prej 5,000€.
“Urime dhe suksese të shumta në rrugëtimin tuaj sportiv dhe jo vetëm. Vajzat si ti na bëjnë krenarë të gjithëve si popull,” u shpreh Gjelaj.









