Foto: Ilustrim
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së mund të aprovojnë të premten pozicionet negociuese për pesë kapituj me Malin e Zi, nëse deri atëherë ato do të jenë harmonizuar në Grupin e Punës për Zgjerim.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mund të aprovojë të premten, më 12 dhjetor, pozicionet negociuese për pesë kapitujt negociues të Malit të Zi, dhe këto janë: e drejta e themelimit të ndërmarrjeve dhe liria e ofrimit të shërbimeve, lëvizja e lirë e kapitalit, e drejta e shoqërive tregtare, bujqësia dhe zhvillimi rural dhe peshkimi.
Mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerim është caktuar më 9 dhjetor, kur duhet të përfundojë gjithë procedura për kapitujt e përmendur.
Në mes të dhjetorit do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, ku Mali i Zi do të mbyllë pesë kapitujt negociues.
Me këtë, Mali i Zi do të hyjë në vitin e ardhshëm, që ndoshta do të jetë edhe vendimtar, me 12 kapituj të mbyllur, por mbetet qëllim që në vitin 2026 të mbyllen më shumë se 20 kapituj, në mënyrë që të krijohen kushtet për anëtarësimin e vendit në BE deri në fund të vitit 2028.
Mali i Zi ka përmbushur të gjitha kushtet edhe për mbylljen e Kapitullit 31 (politikë e jashtme, siguri dhe mbrojtje), por vendimi më parë është shtyrë sepse e kërkoi Kroacia.
Statusi i kandidatit për Malin e Zi u miratua në dhjetor 2010, dhe në qershor 2012 filluan negociatat. Ai ka hapur 33 kapituj negociues.









