Rivalet e përhershme, Greqia dhe Turqia duket se po hapin një kapitull të ri në historikun e marrëdhënieve të tensionuara mes tyre.
Tajip Erdogan nënshkruan në takimin e tyre në kryeqytetin e Greqisë Athinë një deklaratë miqësie. Presidenti turk Erdogan tha se bisedimet kishin qenë shumë të frytshme, dhe e ftoi Mitsotakis për një vizitë në Turqi. Në të ardhmen pritet të rritet bashkëpunimi në fusha të tilla si turizmi, tregtia, energjia, por edhe lidhur me migrimin, teknologjinë dhe arsimin. Paralelisht me bisedimet mes Mitsotakis dhe Erdoganit për këto fusha ranë dakord ministrat e të dyja vendet, të cilët zhvilluan në Athinë bisedime pune në kuadër të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit.
Pas Mitsotakis, Erdogani u takua edhe me presidenten greke, Katerina Sakellaropulu. Në komentet e dhëna për televizionet ai tha se beson se “takimi për bashkëpunimin strategjik Turqi-Greqi do të çojë në një epokë të re” në marrëdhëniet, duke shtuar se “ne duhet të jemi optimistë dhe ky optimizëm do të jetë i frytshëm në të ardhmen.”
Ndër të tjera dy vendet anëtare të NATO-s, Greqia dhe Turqia, ranë dakord që në pesë vitet e ardhshme të dyfishojnë vëllimin tregtar mes tyre në 10 miliardë dollar, thotë DË. Por Greqia dhe Turqia vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje të mëdha ndër të tjera lidhur me disa çështje drejtash sovraniteti në detin Egje dhe të drejtën për të nxjerrë dhe shfrytëzuar burime të ndryshme, si p.sh. gaz natyror nën shtratin e detit.
Mitsotakis tha se shpreson se edhe këto çështje mund të tejkalohen. Këtë e mbështeti edhe Presidenti Erdogan, i cili theksoi “e them hapur, nuk ka asnjë problem mes nesh që nuk mund ta zgjidhim, duke shtuar se duan ta kthejnë Egjeun në një det paqeje.