QEVERIA: PLANTACIONEVE „13 KORRIKU“ 1.5 MILIONË NGA REZERVA E BUXHETIT

Ministria e Financave në seancen e sotme të Qeverisë ka vendosur se do të ndajë 1.5 milionë euro për Plantacionet nga rezerva buxhetore.  Ministri i Bujqësisë dhe njëherësh zëvendëskryeministër, Vladimir Jokoviq, tha se kështu do të rregullohet bllokimi i llogarive të kompanisë nga Komuna e Tuzit dhe Kryeqyteti dhe se do t’u mbeten para për mjete qarkulluese. Ai tha se kjo nuk mund të konsiderohet ndërhyrje e shtetit, por kompensim i dëmit, i cili për shkak të qytetit ka shkuar në rreth 8 milionë euro. “Kjo është 18.8 për qind në krahasim me dëmin që kanë pasur”, tha Jokoviq. Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq po ashtu theksoi se kjo nuk është ndihmë shtetërore, por informacion për nevojën për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

SHARE