Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u shpreh shqetësimi për mungesën e aktgjykimeve të shkallës së parë, gjë që e vështirëson luftën kundër krimit të organizuar, tha kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq.
Ai theksoi se në seancën e Këshillit nuk është folur për mundësinë e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke theksuar se kjo nuk do të kontribuojë për asgjë, sepse shteti tashmë po bën përpjekje të mëdha për të luftuar krimin.
Ai në konferencën për media pas seancës së Qeverisë tha se në Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas një diskutimi pesë orësh janë miratuar disa konkluzione, duke thënë se pas vrasjeve të fundit janë të shqetësuar për gjendjen në vend.
“Kemi konstatuar se para së gjithash mosdhënia e vendimeve të shkallës së parë në shkallë gjyqësore është një nga arsyet kryesore të situatës që po shohim këto ditë”, tha kryeministri, duke theksuar se vrasjet e fundit në luftën klanore ishin temë e seancës së Këshillit.
Ai tha se kapacitetet e policisë janë të kufizuara sa i përket monitorimit dhe parandalimit të konfrontimeve në botën e krimit.
Ai tha se zgjidhja është ajo e propozuar nga Klubi i „Evropa Tani“, e cila është zgjatja e afatit për paraburgimin në rastet komplekse, në mënyrë që të ketë një organizim më të mirë të gjyqësorit dhe vendime më të shpejta në rastet e rëndësishme.