PËRLESHJET E ASHPRA NË RRUGËT E AMSTERDAMIT

Policia e Amsterdamit arrestoi 62 persona si pasojë e përleshjeve që shpërthyen në kryeqytetin holandez gjatë natës pas një ndeshje futbolli në Europa League.

“Në disa vende të qytetit, mbështetësit u sulmuan, u keqtrajtuan dhe u qëlluan me fishekzjarre. Policia e trazirave duhej të ndërhynte disa herë, të mbronte mbështetësit izraelitë dhe t’i shoqëronte ata në hotele”, thanë zyrtarë në Amsterdam.

Platformat e mediave sociale u përmbytën me imazhe të paverifikuara të supozuara të dhunës, por detajet e konfirmuara të përleshjeve ishin të pakta, sipas AFP.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi dërgimin e dy avionëve në Holandë për të sjellë tifozët izraelitë në shtëpi. Avioni i parë u ngrit nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv duke u nisur për në Amsterdam të premten.

OKB -ja e quajti dhunën shumë shqetësuese ndërsa ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se ishte e tmerrshme dhe thellësisht e turpshme.

Media holandeze AT5 raportoi se zënka të shumta, si dhe akte vandalizmi, kishin ndodhur në qendër të qytetit.

SHARE