Ministria e Zhvillimit Ekonomik u ka rikujtuar të gjitha kompanive që merren me tregtinë me shumicë dhe pakicë se, në përputhje me Ligjin për Tregtinë e Brendshme, nuk mund punojnë gjatë festës shtetërore të Ditës së Njegoshit më 13 dhe 14 nëntor.
„Tregtia me shumicë dhe pakicë nuk mund të bëhet të dielave dhe në ditët e festave kombëtare dhe festave të tjera shtetërore të përcaktuara me ligjin që rregullon festat kombëtare dhe festat tjera publike”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, të dielave dhe gjatë festave kombëtare dhe të tjera, tregtia me shumicë dhe pakicë mund të kryhet në farmaci, dyqane të specializuara ose kioska që shesin bukë, produkte buke dhe ëmbëlsira, lule, suvenire, produkte për mbrojtjen e bimëve ose pajisje funerali, si dhe pika karburanti dhe dyqane me pakicë brenda pikave të karburantit.
Tregtia mund të kryhet edhe në tregje, stenda – tezga, vitrina dhe makina shitëse jashtë tregjeve dhe dyqaneve të lëvizshme, dyqanet, kioskat dhe makinat shitëse të vendosura brenda zonave të mbyllura të stacioneve të autobusëve dhe hekurudhave, aeroporteve dhe porteve, stendat dhe kioskat ku mallrat shiten gjatë eventeve, festivale dhe manifestime, panaire dhe gjatë shfaqjes publike të veprave kinematografike, si dhe magazina për tregti me shumicë.
Për mospërmbushje të detyrimit në fjalë, përveç gjobave monetare, inspektori do të mbyllë objektin e shitjes ose një pikë tjetër shitjeje për një periudhë kohore në të cilën nuk lejohet puna.
“Ftojmë subjektet afariste që të kontribuojnë në zbatimin e plotë të ligjit duke respektuar detyrimet e parapara”, thuhet në njoftim.