Në fund të muajit tetor në Mal të Zi kishte 39,130 të papunë, 3,9 për qind më shumë se në shtator, sipas të dhënave të Entit për Punësim.
Në fund të tetorit të vitit të kaluar ishin 44.270 të papunë.
Që nga fillimi i vitit, duke përfunduar në fund të muajit të kaluar, Enti për Punësim ka regjistruar 13.290 punonjës të rinj.
Që nga fillimi i vitit janë shpallur 25.540 vende të lira pune.