Raporti i Komisionit Evropian është pasqyrë e mirë e situatës në Mal të Zi dhe udhërrëfyes i mirë për Qeverinë dhe vendimmarrësit, tha sot presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq.
Presidenti tha gjithashtu se nuk mendon se Mali i Zi është vlerësuar keq në Raportin e KE-së.
“Unë pres që qeveria dhe parlamenti i ri të hapin derën për të gjitha reformat e tjera në Mal të Zi përmes emërimeve në gjyqësor, mendoj se kjo është gjëja kryesore”, tha Millatoviq.
Ai beson se Raporti nuk fokusohet sa duhet në gjërat e mëdha thelbësore që kanë ndodhur në periudhën paraprake.
Ai i referohet tranzicionit të pushtetit në vitin 2020 dhe tre qeverive që atëherë.
“Ne kemi bërë shumë gjëra për reformën në drejtësi, përmes largimit të disa personave që sipas shumë raporteve kanë qenë të këqij për gjyqësorin tonë”, theksoi ai.
Millatoviq thotë se kanë qenë keq në gjetjen e konsensusit politik në emërime.
Ai gjithashtu mendon se përgjegjësia nuk duhet të kalojë te qeveritë e mëparshme.
Ai po ashtu thotë se qytetarët presin që Qeveria dhe Kuvendi të jenë më të përgjegjshëm dhe të zgjedhin njerëz me integritet në gjyqësor, të cilët do të luftojnë më fuqishëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.