Një çarje e vogël në tiganin me teflon mund të lirojë mijëra grimca plastike

Një studim i ri ka zbuluar sa grimca të imta plastike mund të depërtojnë në ushqimin tonë pas kontaktit me enën në të cilën zihet, duke treguar që e çara e vogël në tiganin me teflon potencialisht liron 9.100 grimca

Enët dhe tiganët që nuk ngjitin të veshura me teflon gradualisht humbasin veshjen e tyre gjatë përdorimit dhe larjes, gjë që mund të jetë problem gjatë përgatitjes së ushqimit. Mirëpo, është e vështirë të vlerësohet sa plastikë lirohet.

Një hulumtim i ri merret me mikroplastikën (më e vogël se 5 milimetra) dhe nanoplastkën (edhe një milion herë më e vogël), duke arritur në përfundimin që me kalimin e kohës do të mund të kemi probleme me një numër të madh fragmentesh plastike, transmeton Telegrafi.

“Kjo gjë na paralajmëron fuqishëm që duhet patjetër të jemi të kujdesshëm kur zgjedhim dhe përdorim enët për zierje, në mënyrë që të shmangim kontaminimin e ushqimit”, thotë Youhong Tang, një inxhinier në Universitetin Flinders në Australi.

Në një përpjekje për të vlerësuar rrezikun, ekipi përdori atë që njihet si teknika e Romanovit për të studiuar mikroplastikën dhe nanoplastikën në veshjen e teflonit në nivel molekular nëpërmjet shpërndarjes së fotonit. Ata gjithashtu aplikuan algoritme të personalizuara për të llogaritur se sa nga kjo shtresë mund të zhvishej dhe të gjente rrugën e saj në ushqim.

Studiuesit prenë enët e gatimit të veshura me teflon në copa të vogla dhe, për të simuluar procesin e gatimit (por këtë herë pa ushqim, ujë ose vaj), përdorën materiale të ndryshme (çelik inox, lesh, plastikë dhe dru) për enët e gatimit.

Sipas shifrave, një shtresë e plasaritur mund të shkaktojë deri në 2.3 milionë grimca të imëta që të lëshohen gjatë përgatitjes së vaktit – kjo bazohet në 30 sekonda gatim nëse sipërfaqja e teflonit dëmtohet nga tenxherja me presion.

Një shqetësim shtesë është se tefloni (ose politetrafluoroetileni) është në familjen e “kimikateve të përhershme” që mbeten në mjedis: substanca per- dhe polifluoroalkil (PFAS), të cilat janë lidhur me një sërë problemesh shëndetësore.

“Duke pasur parasysh faktin se PFAS është një shqetësim i madh, ato mikrogrimca tefloni në ushqimin tonë mund të jenë një problem shëndetësor”, thotë Cheng Fang, shkencëtar i materialeve në Universitetin e Newcastle në Australi.

Ndërsa ka ende pyetje se sa e zakonshme dhe e rrezikshme mund të jetë ky lëshim i mikroplastikës dhe nanoplastikës, studiuesit po bëjnë thirrje për kërkime të mëtejshme mbi efektet e mundshme të ndotjes gjatë gatimit.

Tenxheret dhe tiganët e vjetër mund të kenë nevojë të hidhen pas një kohe të caktuar.

Hulumtimi është publikuar në revistën Science of The Total Environment. /Telegrafi/

SHARE