MediaTek prezantoi çipin e saj kryesor më të fundit – Dimensity 9200 dhe ai sjell disa risi në industrinë e telefonave të mençur.
Ky është çipi i parë që lëshohet me bërthamën kryesore Arm Cortex-X3 me frekuencë 3.05 GHz dhe bazuar në arkitekturën ARMv9.
CPU sjell gjithashtu 3 bërthama Arm Cortex-A715 me frekuencë 2.85 GHz dhe 4 bërthama Arm Cortex-A510 në 1.8 GHz.
Çipi i ri është krijuar në procesin e gjeneratës së dytë TSMC 4nm (N4P).
Zbulimi i dytë rreth këtij çipi, është në departamentin e grafikës ku kemi GPU ARM Immortalis-G715 me motor gjurmues rrezesh të bazuar në harduer – një tjetër risi në industri.
MediaTek po sjell gjithashtu një Njësi të Përpunimit të AI të gjeneratës së gjashtë – APU 690 e cila sjell një përmirësim 35% krahasuar me paraardhësin e tij në aplikacionin standard ETHZ5.0, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Chipset-i sjell gjithashtu mbështetje për RAM të shpejtë LPDDR5X me mbështetje për memorie deri në 8,533 Mbps dhe hapësirë ruajtëse UFS 4.0 për transmetim të shpejtë të të dhënave dhe qasje të drejtpërdrejtë në ruajtje në bërthamat e CPU-së.
Dimensity 9200 mbështet deri në dy ekrane me rezolucion 5K në 60Hz, WHQD në 144Hz dhe 1080p me shpejtësi rifreskimi 240Hz.
Ky është gjithashtu çipi i parë që mbështet Wi-Fi 7 me transferime të dhënash deri në 6.5 Gbps. Të dy lidhjet nën-6Ghz dhe mmWave 5G janë gjithashtu në bord, siç është Bluetooth 5.3.
ISP Imagiq 890 sjell mbështetje vendase për sensorët RGBW së bashku me 34% më shumë kursime të energjisë.
Teknologjia e kursimit të energjisë ekstreme të MediaTek është një veçori e bazuar në AI që pretendon se përdor deri në 30% më pak energji.
Telefonat e parë me çipin Dimensity 9200 pritet të dalin në treg deri në fund të vitit 2022, e që në këtë pikë i bie se është më pak se dy muaj larg. /Telegrafi/