DRECUN: NË DHJETOR DHE JANAR RRITJE EDHE MË TË LARTA TË ÇMIMEVE

Analisti ekonomik Predrag Drecun tha se në bazë të parashikimeve të analistëve botërorë, në dhjetor dhe janar na presin rritje edhe më të mëdha të çmimeve. Ai beson se ka mundësi që Mali i Zi të ketë sukses në luftën në rrafshin energjetik, të jetë më ekonomik, më fitimprurës, por për këtë duhet marrëdhënia mes shoqërisë dhe politikanëve. „Por para së gjithash duhet një konsensus i fortë politik, më pak fërkime dhe përqendrim në problemet reale sociale, gjë që mungon për momentin”, tha Drecun në emisionin “Mirëmëngjesi Mali i Zi”. Kjo rritje e çmimit nuk do të jetë aq drastike, tha Drecun, duke qenë se ne kishim karburantin më të lirë në rajon. Megjithatë, ai pret rritje të reja të çmimeve si në botë ashtu edhe në rajon. Ai tha se inflacioni ndikon në uljen e standardit të jetesës, por që ai importohet në vendin tonë. “Ne kemi mundësinë të zëvendësojmë importet në një masë të konsiderueshme dhe kështu të mbrohemi kundër inflacionit. Sepse në këto kohë krize, njerëzit duhet të ushqehen dhe të ngrohen e të ftohen. Ne kemi potencial për këtë, por nuk po bëjmë asgjë”, tha Drecun. Ai beson se arsyeja kryesore e inflacionit është politika dhe se qëllimi është krijimi i kaosit monetar në botë për të kaluar në monedha të digjitalizuara që do të kontrollohen nga Banka Qendrore. Ai shtoi se shumë varet nga zgjedhjet e sotme në Amerikë.

SHARE