ABAZOVIQ: KRENAR QË HEBRENJTË JANË MË SE TË MIRËPRITUR NË MAL TË ZI

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq tha se është krenar që hebrenjtë janë më se të mirëpritur në vendin e tij, se në Mal të Zi nuk ka antisemitizëm dhe se nuk ka kontribuar në vrasjet në Luftën e Dytë Botërore. Në darkën e Komunitetit Hebraik Evropian në Krakov, ai tha se Mali i Zi mund të jetë shembull pozitiv në këtë kuptim, edhe për disa vende shumë më të zhvilluara. “Është e lehtë të jesh në anën e duhur, edhe pse frika ndonjëherë mund të jetë komode. Ana e duhur është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerave universale, lufta për paqen dhe promovimi i gjithçkaje që u jep drejtësi qytetarëve”, tha Abazoviq. Gjatë një fjalimi në një darkë të organizuar nga Komuniteti Hebre Evropian në Krakov, ai tha se ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, vetëm të ardhmen.

SHARE