VAKSINIMI I FËMIJËVE ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM PËR T’I MBROJTUR ATA

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Milko Joksimoviq, ka thënë se vaksinimi i fëmijëve kundër virusit korona është shumë i rëndësishëm, për para së  gjithash, për t’i mbrojtur ata. Joksimoviq në programin e mëngjesit të TVMZ njoftoi se numri i fëmijëve të vaksinuar në Mal të Zi është modest dhe se në fillim të javës së kaluar rreth 720 të rinjtë e morën dozën e parë. Ai paralajmëroi se Covid nuk është një sëmundje e padëmshme për ta, por është dukshëm më pak e rrezikshme sesa tek të rriturit. “Vaksinimi sigurisht që sjell më shumë përfitime sesa rreziqe, por duhet të them se marrëdhënia ndërmjet përfitimeve të vaksinimit tek të rriturit është shumë më e madhe sesa tek fëmijët”, theksoi Joksimoviq. Vaksinimi dhe respektimi i masave, tha ai, duhet të shkojnë së bashku.

SHARE