Projekti “Evropa Tani” mori mbështetjen e Komisionerit Evropian për Ekonominë, Paolo Gentiloni, njoftuan ministrat e Ekonomisë dhe Financave, Jakov Milatoviq dhe Milojko Spajiq, pas takimit në Bruksel. Siç u bë e ditur, Komisioneri Gentiloni ka ofruar edhe mbështetje teknike për drejtoritë e tij. “Komisioneri Gentiloni u shpreh i kënaqur me arritjet që kemi paraqitur, të cilat kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike në Mal të Zi, konsolidimin fiskal dhe një pjesë të madhe të reformave strukturore që kemi arritur të zbatojmë në 10 muajt e fundit”, tha ministri i Ekonomisë Jakov Milatoviq. Ai theksoi se takimi ishte një rast i mirë për të diskutuar me Komisionerin për “plane të caktuara ambicioze që ka kjo Qeveri për periudhën e ardhshme”. Ministri i Financave, Milojko Spajiq, ka theksuar se edhe Gentiloni ka ofruar mbështetje konkrete. Ai thekson se është vlerësuar qasja e ndërtimit të një konsensusi politik për këtë çështje në Mal të Zi. Ai përfundoi me shpresë që parlamentarët nga të gjitha anët do ta mbështesin këtë program, duke shtuar se do të ishte “një precedent që do ta tërheqë Malin e Zi në procesin e anëtarësimit të përshpejtuar në BE”.