Foto: KKSH
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, organizon një trajnim në gjuhën shqipe për aplikuesit e interesuar për projektet e këtij fondi.
Gjatë trajnimit do të prezantohet Udhëzuesi për Aplikantët, një dokument i rëndësishëm që shpjegon në mënyrë të detajuar procedurën e aplikimit, zbatimit dhe raportimit të projekteve.
Trajnimi do të mbahet ditën e enjte, më 16 tetor, në orën 13:00, në sallën e hotelit “Nobel” në Ulqin.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqesin pjesëmarrjen e tyre përmes adresës elektronike: knsh@t-com.me.