GJUKANOVIQ TAKOHET ME PAPA FRANÇESKUN NË VATIKAN

Presidenti I Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, u takua sot në Vatikan me kreun e Kishës Katolike Romake Papa Françeskun.

Vizita e presidentit malazez në Vatikan, siç kumtohet është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Selisë së Shenjtë dhe Malit të Zi, të cilët sipas tyre kanë rrënjë të thella historike dhe një traditë të respektit të ndërsjellë, të themeluar që nga Marrëveshja për Bashkëpunimi në vitin 1886.

“Pas rivendosjes së shtetësisë, Mali i Zi, është i njohur si një vend që i kushton vëmendje të veçantë ruajtjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe tolerancës fetare, bashkëpunimit dhe solidaritetit”, thuhet në kumtesë.

Siç thuhet, këtij takimit në nivelin më të lartë i parapriu edhe vizita e suksesshme e Sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalit Pjeter Parolina në Mal të Zi. Në Pallatin Apostolik, Gjukanoviq u takua së pari me Papën, dhe më pas me Sekretarin e Shtetit Parolina.

SHARE