Foto: Ilustrim
Agjencia për Rregullimin e Çmimeve ka publikuar sot korrigjimin e ri të çmimeve maksimale të derivateve të naftës, që parasheh rritje të lehtë të tyre dhe hyn në fuqi nga nesër.
Sipas çmimeve të reja:
- Eurosuper 98 do të shtrenjtohet për 0,02 euro, dhe do të kushtojë 1,47 euro për litër,
- Eurosuper 95 do të rritet për 0,01 euro, dhe do të kushtojë 1,43 euro për litër,
- Eurodizeli do të shtrenjtohet për 0,02 euro, duke arritur çmimin prej 1,34 euro për litër,
- Vaji për ngrohje gjithashtu do të kushtojë 0,02 euro më shumë dhe do të jetë 1,28 euro për litër.
Kjo rritje bëhet në përputhje me dispozitat e Udhëzimit për mënyrën dhe elementet e formimit të çmimeve maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 23/21 dhe 10/25).
Rishikimi i ardhshëm i çmimeve është parashikuar të ndodhë më 22 shtator 2025, ndërsa çmimet e reja, nëse ka ndryshime, do të hyjnë në fuqi nga 23 shtatori 2025.